Flash News

Ditari i Opozitës

Nishani: Pas 11 dhjetorit, vula e Bashës do të ketë vlerë sa në kancelari

Nishani: Pas 11 dhjetorit, vula e Bashës do të ketë vlerë sa

Ish presidenti dhe ish-kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani shprehet i bindur se lëvizja e nisur nga ish kryeministri Sali Berisha ka mbështetje të madhe brenda PD-së dhe në opinionin publik.

Duke folur në një intervistë për “Debat” në A2 CNN,  Nishani thotë se kemi të bëjmë me një lëvizje për ndryshimin e thellë politik të Partisë Demokratike.

Kemi një lëvizje për ndryshimin e thellë politik të Partisë Demokratike, në kontekstin si alternativë qeverisëse. Në këtë kontekst, PD-ja vijon të jetë humbëse e madhe në garat elektorale. Unë mendoj që lëvizja e nisur nga zoti Berisha ka mbështetje të madhe brenda PD-së dhe në opinionin publik.

E kam ndjerë që ka impakt pozitiv në tërësi në opinionin publik dhe kjo është arsyeja që në 11 dhjetor të diskutohet, të ketë një gjykim dhe disa përcaktime në lidhje me proceset e rëndësishme reformuese, duke nisur nga statuti i partisë. Më pas, të vijohet me tezat politike, filozofia dhe identiteti politik”, deklaroi Nishani.

Në lidhje me vulën e partisë, Nishani nënvizoi se “vula i takon shumicës sepse mund të dalë dikush, të bëjë një vulë në kancelari dhe të thotë që unë jam kreu i PD-së. Vula përfaqëson vullnetin politik të shumicës së anëtarësisë së PD-së. Është e vështirë të debatosh me ata që thonë “unë kam vulën” sepse kjo nuk ka logjikë politike dhe seriozitet.

Në procesin e ringritjes së partisë, do të krijohet mundësia për garën e vërtetë. Pritshmëritë janë që të ketë një hapësirë të madhe për të garuar në PD, jo vetëm për postin e kryetarit, por edhe për shumë poste të tjera në parti”, tha Nishani.

Të fundit