Flash News

Ditari i Opozitës

"Nisma për votimin e diasporës është bllokuar", Bylykbashi: PS nuk ka vullnet për reformë zgjedhore

"Nisma për votimin e diasporës është bllokuar",

Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi pas përfundimit të mbledhjes së Grupit të Dialogut, tha se ky takim kishte për qëllim riaktivizimin e këtij grupit, ndërsa shtoi se objektivi kryesor i opozitës sa i përket reformës zgjedhore është rikthimi të marrëveshja e “5 qershorit”, duke rikthyer kështu edhe koalicionet parazgjedhore.

Sa i takon votës së diasporës, Bykykbashi tha se PS nuk është promotore ashti sic pretendon, por motorri prishës i kësaj të drejte.

Së pari mbledhje e sotme me  kërkesë të opozitës kishte për qëllim të riaktivizonte grupit e dialogut. Deri më tani nuk ka pasur vullnet nga mazhoranca. E kemi thënë që në fillim objektiv kryesor për në është rikthim e marrëveshja e 5 qershorit.

Ka funksionuar për shumë vite shumë mirë dhe nuk ka asnjë arsye pse të mos rikthehet. Duhet që zgjedhësit të kenë mundësinë që të kenë listën e hapur të partive.

Ne do të luftojmë dhe kjo do të jetë një cështje që do të ndajë në mënyrë të rëndësishme qëndrimet e palëve në këtë çështje.” – tha Bylykbashi.

Të fundit