Flash News

Ditari i Opozitës

Noka në Kavajë: PD–ASHM do vendosë tatimin e sheshtë 10%, pse t’i japësh 23 % një qeverie që nuk shërben

Noka në Kavajë: PD–ASHM do vendosë tatimin e sheshtë
Gjatë takimeve në Kavajë Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka u ndal në një biznes të përpunimit të drurit.

Ai u njoh me vështirësitë e këtij sektori për shkak të mungesës së lëndës së parë e cila importohet dhe nuk prodhohet në Shqipëri.

Pronari i këtij biznesi tha se vështirësia vjen për shkak të kostove të larta të importit, transporti, energjisë së lartë elektrike dhe taksat.

Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka theksoi se bizneset tani paguajnë 14 lek kw dhe me PD në pushtet kw do të jetë 6 lek.

"Kjo është lehtësi pë biznesin. Sot ju paguani 23% taksa, do të paguash 10%. Do të kesh mundësi kreditimi afatshkurtër for afatgjatë me zero interes. Të vijnë disa lloj taksidarësh ndërkohë do të vijë një qeveri e cila ka një taksë, taksën e sheshtë. Një shoqëri pa biznes të mesëm të zhvilluar është e destination të gjunjëzohet. Do të jeni në qendër të vëmendjes", tha Noka në një biznes në Kavajë.

Ai shtoi se PD–ASHM do të vendosë tatimin e sheshtë 10% për të gjithë.

"Në besimet tona, 10% është taksa që i jepet Zotit. Pse u dashka t’i japësh deri 23% një qeverie si kjo e Ramës që nuk të shërben?! Ti ke vetëm 1 votë dhe ajo mund të bëjë diferencën", shton Noka. 

 

Të fundit