Flash News

Ditari i Opozitës

Noka nga Himara: Bandat e pushtetit kanë kërcënuar votuesit, administrata iu premton leje për hotel

Noka nga Himara: Bandat e pushtetit kanë kërcënuar votuesit,

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka nga Himara deklaroi se sot në Himarë përfundoi një farsë që kishte nisur prej kohësh.

“Sot ka qenë një ditë që himarjotët dhe shqiptarët kanë parë një farsë që ka nisur kohë më parë dhe përfundoi sot”, deklaroi Noka për mediat.

Ai shtoi se “Celibashi e pohoi me gojë që në Shqipëri kush fiton e vendos Rama. 6157 votuesve iu mohua e drejta për të votuar. Që këtu Rama e ka përcaktuar gjithçka”.

Ndër të tjera, Noka tha se bandat e pushtetit prej tre javësh shantazhojnë votuesit e Himarës duke i kërcënuar.

“Këtu ka të patën 3 javë që janë bandat e pushtetit çdo ditë duke shantazhuar dhe kërcënuar. E gjithë administrata është këtu, duke dhënë tapi, duke premtuar leje për hotel apo gjëra të tjera. Gjithë hordhitë e pushtetit kanë zbarkuar për të tjetërsuar votën e himarjotëve. Në disa zona, vota ka shkuar në 500 euro. Të gjithë janë në terren, në fund do mblidhen provat”, tha ai.

Të fundit