Flash News
Berisha vlerëson Ilir Ikonomin dhe Beqir Sinën: Zëri i Amerikës i rezistoi edhe censurofilisë së çmendur të viteve të fundit
Rekurs në Gjykatën e Lartë, Meta kërkon lirimin nga qelia
Vranë dhe grabitën 89-vjeçarin, Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim tre autorët
Rrëzohet kërkesa, Ilir Beqaj mbetet në burg
PS-PD arrijnë dakordësi, mandati i Vullnet Sinajt shkon në ‘Kushtetuese’
Noka nxjerr dokumentet: Kompania e Agron Shehajt ka ndërtuar vilën e Ajola Xoxës në Petrelë
Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka akuzon deputetin Agron Shehaj se përmes kompanisë së tij ka ndërtuar vilën e Erion Veliajt në Petrelë.
I ftuar në News 24, ai publikoi dokumentin për këtë dhe tha se vëllai i Agron Shehajt në shtator mori një tender tek Delina Ibrahimaj.
Noka: Kjo është kontratë porosie e shoqërisë Prime kapital, teksa do të emërohet ndërtuesi. Ajola Xoxa, për efekt të kësaj kontrate do të emërohet porositësi. Ndërtuesi ka marrë leje për shesh ndërtimi në komunë Petrelë. Porositësi ka metrat e vilës. Këtë shoqëri e ka 50% Agron Shehaj dhe 50% Ilir Bejleri, për të ndërtuar vilën e Ajola Xoxës. Vëllai i Agron Shehajt në shtator mori një tender tek Delina Ibrahimaj.
Ndërkaq kryetari i partisë Mundësia, Agron Shehaj, iu përgjigj Sekretarit të PD-së Flamur Nokës, pasi ky i fundit tha se “Mundësia” është një “partiçkë e regjimit”.
Shehaj tha se sulmi vjen, pasi ka denoncuar “vjedhjen që po bëhet në rrugën Thumanë-Kashar”.
Sipas tij, kjo rrugë duhet të kushtonte vetëm 60 milionë euro dhe se kosto ka shkuar në 1.3 miliardë euro.
Për Shehajn, Noka nuk do që ai të bëjë denoncime për këtë aferë.
“Sulmi vjen pas debatit në Kuvend. Ne po denoncojmë se në rrugën Thumanë-Kashar po bëhet korrupsion masiv dhe pas kësaj, Flamur Noka më sulmon me shpifje pas denoncimeve. Të gjithë e dimë se Flamur Noka është afër me një biznesmen të njohur. Shqiptarët do të paguajnë 1.3 miliard euro për vetëm 20 km rrugë. Këtij biznesmeni ia kanë dhënë koncesionin, sepse do i ndajnë paratë me njëri-tjetrin, jo se është burrë i mirë. Sapo flas për këtë skandal, del Noka e flet kundër meje”, tha Shehaj.