Flash News

Ditari i Opozitës

Noka pas mbledhjes së grupit: Jemi të bashkuar, diskutuam vazhdimësinë e aksionit. Si i përgjigjet Bashës

Noka pas mbledhjes së grupit: Jemi të bashkuar, diskutuam

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar.

Noka deklaroi se grupi është i bashkuar dhe se në mbledhje u diskutua vijimi i aksionit opozitar. Demokrati shtoi se është diskutuar deri në përshkallëzim në mosbindje civile.

"Grupi është i bashkuar, edhe PD është e bashkuar, modalitetet janë në përfundim. Ajo që diskutuam, format dhe mënyrën e aksionit tonë, vazhdimësinë dhe përshkallëzimit drejt aktit final të mosbindjes civile. Parlamenti zhvendoset nga parlamenti i narkotrafikantëve, në parlamentin e rrugës së shpresës", tha Noka.

Deklaratave të bëra dje nga Lulzim Basha, Noka iu përgjigj duke thënë: "Çfarë thotë Rama, e thotë edhe marioneta e tij".

Të fundit