
Flash News
Parlamenti grek miraton projekt-ligjin për zgjerimin e detit me 12 milje në Jon
10 vjet pas protestës së 21 janarit me 4 viktima, Policia e Tiranës kërkon rihapjen e dosjes
Covid-19 në Shqipëri: 4 humbje jete dhe 670 raste të reja; mes viktimave edhe një 37-vjeçar
Albin Kurti përjashtohet nga gara e zgjedhjeve të 14 shkurtit
PD cakton drejtuesit politik në Berat dhe Dibër, detyrat i besohen Alizotit dhe Mziut
Rindërimi, Oketa: Një kompanie të një kryetari bashkie të PS i është dhënë një tender me 667 objekte, pjesa e luanit 4-5 kompanive
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Gazmend Oketa deklaron se kompanisë së një kryetari bashkie të PS i është dhënë një tender me 667 objekte për të rindërtuar.
Duke folur për situatën pas tërmetit dhe në kohë pandemie në Durrës, Oketa tha në ‘Real Story’ se ka abuzime dhe paaftësi në procesin e rindërtimit dhe vlerësimit të dëmeve.
“Nëse do të vini në Durrës duket se tërmeti është harruar, iu referohem institucioneve. Duket sikur jeta i është kthyer normalitetit. Institucionet vijojnë me të njëjtin përkushtim për tenderat. Ra tërmeti, shkaktoi pasoja. Ra pandemia, prapë situatë emergjence ekonomike. Ç’nevojë ka qyteti i Durrësit, të ngushtojë rrugët dhe të bëjë trotuare me mermerë? Ç’nevojë ka qyteti i Durrësit për Velierën?! Kryeministri thoshte “luftë, luftë, luftë”. Në situatë lufte, s’di ndonjë vend që të harxhojë paratë për trotuarë me mermerë. Në këndvështrimin tim qeveria duhet të bënte një rialokim fondesh.
Krejt situatë tjetër atje ku kam zyrën. S’po spekuloj, pasi kam dokumente. Disa kanë marrë dhe disa jo. Ka abuzime dhe paaftësi.
Iu dha qytetarëve nga 1-2 milionë sa për suvatim dhe për të lyer shtëpitë. Pjesa tjetër, pjesa e luanit i është dhënë 4-5 kompanive. Një kompanie të një kryetari bashkie socialist i është dhënë një tender me 667 objekte, e dini këtë. Ndërkohë në gjykimin tim inxhinierik, jo politik ato firmat që po shtrojnë ato pllakat e mermerit që nuk i hyjnë në punë askujt në këtë kohë, për mua nuk i hyjnë në punë asnjëherë fare mirë mund të punonin për rindërtimin e qytetit.
Këto firma që marrin tendera i kanë të gjitha me nënkontraktim dhe i marrin i fusin paratë në xhep. Ne të pestë do mbarojmë emisionin, do ikim të flemë në shtëpitë tona. Po flasim për ata qytetarë, për menaxhimin. Ne po flasim si duhet menaxhuar jo se është ilegale”, tha Oketa.
Ditari politik









Të fundit


BE ofron një fillim të ri në marrëdhëniet me SHBA
20 Janar 2021, 22:54
Parlamenti grek miraton projekt-ligjin për zgjerimin e detit me 12 milje në Jon
20 Janar 2021, 22:32
Joe Biden mbërrin për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë
20 Janar 2021, 22:18

Fotot më pikante nga inaugurimi i Joe Biden
20 Janar 2021, 21:20

Njerëzit "po bien në dashuri" me Amanda Gorman pas poezisë së saj në Inaugurim
20 Janar 2021, 20:50
Shenjat më me fat gjatë kësaj periudhë
20 Janar 2021, 20:15
Tri dokumentet e para që nënshkroi Joe Biden si presidenti i 46-të i SHBA
20 Janar 2021, 20:14

Kamala Harris dërgoi një mesazh të rëndësishëm me pamjen e saj të përurimit
20 Janar 2021, 19:32

Pse u pëlqye kaq shumë performanca e Jennifer Lopez në Ditën e Inaugurimit
20 Janar 2021, 18:50

A ka alternativa të reja më 25 prill?
20 Janar 2021, 18:45

Veshja e Jill Biden në Ditën e Inaugurimit sinjalizon një fillim të ri
20 Janar 2021, 18:33
Kamala Harris poston tweet-in e parë si zv.presidente e SHBA, mesazhi që përcjell
20 Janar 2021, 18:24
Biden: Sot festojmë triumfin, jo të një kandidati, por të kauzës së demokracisë
20 Janar 2021, 18:13
Ermonela Jaho shpallet nga ‘Internacional Cassical Music Awards’ si zëri i vitit
20 Janar 2021, 17:57

