Flash News

Ditari i Opozitës

Olsi Rama dhe droga në Xibrakë, Kuvendi refuzon kërkesën e Bardhit për interpelancë me Ramën

Olsi Rama dhe droga në Xibrakë, Kuvendi refuzon kërkesën e

Kryeministri Edi Rama i është shmangur përballjes në parlament me Kryetarin e Grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Kuvendi nuk ka përfshirë në rendin e ditës kërkesën për interpelancë urgjente, mbi faktet e publikuara për përfshirjen Olsi Ramës, e vëllait të Kryeministrit, në trafikun e drogës në Xibrakë.

Bardhi ka thirrur në një interpelancë urgjente Kryeministrin Edi Rama, duke adresuar 3 çështje:

1- A ka patur informacione nga shërbimet informative apo strukturat e Policisë së Shtetit, për shoqërimin e një familjari të tij me anëtarët e një organizate të strukturuar kriminale, apo për përfshirjen e vëllait të tij në këtë veprimtari kriminale? Nëse po, cfarë masash janë marrë. Nëse jo, a ka kryer verifikime dhe a ka kërkuar informacion, pas të dhënave të bërë publike edhe më parë?

2- A ka kërkuar dhe marrë informacion pse i vëllai, person me lidhje të forta politike, është përdorues i të njëjtit automjet me targë AA653DM, që në kohen e planifikimit dhe aktivitetit kriminal të Laboratorit të drogës në Xibrakë, përdoret nga Olsi Rama dhe 3 anëtarët e tjerë të organizatës kriminale?

3- Çfarë e lidhte Olsi Ramën me kreun e narko-organizatës dhe pse krerët e organizatës, bashkë me vëllain tuaj Olsi Ramën përdorin të njëjtin automjet në të njëjtën periudhë të planifikimit dhe ngritjes së laboratorit të kokainës në Xibrakë? Çfarë bën i vëllai me të njëjtën makinë, të cilën e përdor në të njëjtën kohë një organizatë kriminale e trafikut të drogës? ‘.

RENDI I DITES

https://kuvendiwebfiles.blob.core.windows.net/webfiles/202404021527305999Urdh%C3%ABr%20dhe%20rendi%20i%20dit%C3%ABs%20P%C3%ABr%20mbledhjen%20e%20seanc%C3%ABs%20plenare%2C%20t%C3%AB%20dat%C3%ABs%204.4.2024%2C%20ora%2010%2000.pdf

Të fundit