Flash News

Ditari i Opozitës

Paralajmërimi i Ramës për rritje të çmimit të energjisë, Tabaku: Qeveria e pakicës

Paralajmërimi i Ramës për rritje të çmimit të

Gjatë fushatës, propaganda me premtimet e mëdha të kryeministrit Edi Rama ishte shumë e pranishme duke jehuar tek çdo qytetar. E teksa ‘e kaloi detin’, duke marrë vota me manipulime Rama ‘nxjerr kokën’.

Ditën e sotme ai ka thënë se do  rrisë çmimet e energjisë elektrike.

Për këtë ka reaguar dhe deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e cila shkruan në rrjetet sociale se pasi fitoi zgjedhjet lokale Rama ndihet i sigurt për të kaluar rritjen e çmimit të energjisë për 95% të shqiptarëve.

Ajo thekson se nga vjet çmimi i energjisë ka rënë dhe teksa të gjithë flasin për diversifikim të portofolit të energjisë, qeveria flet për rritje çmimi.

“KM pasi kaloi lumin e zgjedhjeve lokale ndjehet i sigurtë për të kaluar rritjen e çmimit të energjisë për 95% të shqiptarëve. Ironike!

Nga vjet çmimi energjisë veç ka rënë! Të gjithë flasin për diversifikim portofoli të energjisë, qeveria flet për rritje çmimi! Qeveria e pakicës”, shkruan ajo.

Të fundit