Flash News

Ditari i Opozitës

Paralajmëron ish-deputeti: Do të kemi protesta masive edhe në rrethe deri në formimin e qeverisë teknike

Paralajmëron ish-deputeti: Do të kemi protesta masive edhe në

Ish deputeti dhe zyrtari i Partisë së Lirisë, Lefter Maliqi tha se kryeministri Edi Rama është një frikacak që vendos para gardistë kundër opozitës në protesta.

Në Ora News, ai deklaron se do të ketë protesta masive edhe në rrethe dhe se nuk ka më qetësi në këtë shtet derisa të ketë krijimin e qeverisë teknike.

Paralajmëron ish-deputeti: Do të kemi protesta masive edhe në

Maliqi: Këta po japin gaz helmues qytetarëve. Jam habitur me ambulancë, me çfarë nuk u hodh, gaz ndaj turmës ku ishim paqësore te selia e Kuvendit. Pa merak se nuk do të digjej Tirana sepse e ka djegur Babloku i Surrelit. Ky frikacak që bën trimin me gardistë dhe banditë, i janë tronditur themelet. Opozita do të vazhdojë aksionin dhe të mos ketë jetë të qetë parlamentare.

Do të kemi protesta masive edhe në rrethe. Nuk ka më qetësi në këtë shtet derisa të kemi krijimin e qeverisë teknike. Pse ky hajdut ordiner që ka blerë gjithë Surrelin, me të shoqen, pse ka frikë nga Berisha dhe e mban në arrest. Pse ka frikë nga Salianji për ta gjunjëzuar sepse i jepte fitoren PD-së në Elbasan. Pse e ka frikë Berishën të zbresë në terren?

Të fundit