Flash News

Ditari i Opozitës

Partia e Lirinë nuk mori pjesë në protestën para Kuvendit, Meta: Isha në aeroport

Partia e Lirinë nuk mori pjesë në protestën para Kuvendit,

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat ka komentuar protestën e thirrur nga opozita para Kuvendit. 

Meta u shpreh se vetë ai personalisht ishte në aeroport, duke u kthyer nga takimet në Berlin, por Partia e Lirisë tha ai do të jetë në çdo protestë qytetare.

"Nuk mund të thuhet kurrë se protestat janë një dështim për opozitën, ato janë zëri i qytetarëve për të dhënë mesazhin e fortë të anomarlitetit.

Nuk kam qenë për arsye se pak më parë kam ardhur nga aeroporti i Rinasit kam qenë për një vizitë në Berlin, për takime në Bundestang.

PL ka qenë, është dhe do jetë në çdo protestë opozitare, e bindur se kjo është e vetmja rrugë që zëri i qytetarëve të dëgjohet, por edhe të triumfojë.

Pa asnjë diskutim, ish-kryetari i bashkisë së Tiranës, do të vijë shumë shpejt dita që, do të duhet ta shohë bashkinë nga jashtë", tha Meta.

Të fundit