Flash News

Ditari i Opozitës

PD nuk e njeh vendimin për mbledhjet online të komisioneve parlamentare: Deputetët tanë fizikisht në salla

PD nuk e njeh vendimin për mbledhjet online të komisioneve

Partia Demokratike ka vendosur të mos e njohë vendimin e Konferencës së Kryetarëve për zhvillimin e komisioneve parlamentare online për shkak të masave anti-covid.

Vendimi u mor në mbledhjen e zhvilluar në selinë blu me Grupin Parlamentar, pasi mazhoranca vendosi që këto komisione të zhvilloheshin online.

PD ka dalë me vendimin se deputetët demokratë do të jenë fizikisht në salla. Sipas demokratëve, PS synon t’i shmanget përballjes me opozitën, ndërsa sipas tyre vendimi i mazhorancës bie ndesh me rregulloren e Kuvendit.

Më herët, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla u shpreh se Shqipëria është në kushte pandemie dhe se asnjë deputet që nuk ka bërë vaksinën nuk duhet të futet në Kuvend.

Një tjetër çështje që pritet të diskutohet në mbledhjen e sotme është edhe Reforma Territoriale.

Kujtojmë që gjatë një prononcimi dje për gazetarët, ambasadorja amerikane Yuri Kim vuri në dukje se PD ka shumë punë për të bërë në Parlament, duke përmendur edhe Reformën Territoriale.

 

Të fundit