Flash News

Ditari i Opozitës

Përfundon mbledhja e Kryesisë/ Basha: 5.004 delegatë zgjodhën të lënë pas hijen e së shkuarës

Përfundon mbledhja e Kryesisë/ Basha: 5.004 delegatë

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë në selinë blu, fill pas mbylljes së punimeve të Kuvendit. Kryedemokrati Lulzim Basha ka falenderuar 5.004 delegatët e pranishëm në Kuvend, duke theksuar se sot u votua për të lënë pas hijet e së shkuarës dhe u zgjodh e ardhmja.

"I falënderoj nga zemra 5.004 delegatët e Kuvendit Kombëtar, të cilët pasi morën pjesë në një diskutim dhe debat të hapur, me liri të plotë dhe përgjegjësi të madhe ndaj fateve të demokracisë dhe Shqipërisë, vendosën me votën e tyre. Mbyllëm një kapitull me të shkuarën dhe zgjodhëm të ardhmen. E bëmë këtë sepse shqiptarët  prisnin nga ne ndryshimin mohuar nga masakra zgjedhore më 25 Prill. E presim edhe më shumë sot, kam marrë mesazhe edhe nga Kosova dhe RMV-ja. Panë se si demokratët zgjedhin me qytetari dhe fisnikëri zgjedhin rrugën drejt të ardhmes zgjedhin të lënë pas hijen e të shkuarës. Sot PD-ja është pastruar nga hijet e të shkuarës. Jemi e para parti politike që jetësojmë aleancën me qytetarët", tha Basha. 

Të fundit