Flash News

Ditari i Opozitës

Përjashtimi antiligjor nga Këshilli Bashkiak, Teliti: Kjo është fytyra e mazhorancës

Përjashtimi antiligjor nga Këshilli Bashkiak, Teliti: Kjo

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorjan Teliti, ka reaguar pas përjashtimit antiligjor të tij nga mbledhja e djeshme.

Teliti, në një postim, i ka bërë thirrje qytetarëve të Kryeqytetit që ti bashkohen protestës së ditës së sotme para Bashkisë Tiranë për të kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut. 

Statusi i Telitit:

Ndërkohë që dje në mbledhjen e Këshillit Bashkiak po flisja dhe po denoncoja gabimet, abuzimet, vjedhjet e ekzekutivit të Bashkisë Tiranë, cfarë mendoni ju që ndodhi?

Këshilltarët e majtë u ndërgjegjësuan dhe me në fund ngritën edhe ata zërin dhe shqetësimin për milionat e gllabëruara e të zhdukura apo nga Kryetarja e Këshillit mu ndërpre fjala sapo fillova me denoncimet dhe më përjashtoi padrejtësisht nga mbledhja e Këshillit pasi po kërkoja të drejtën timë për të folur në parlamentin e Tiranës?

Cfarë ndodhi sipas jush?

Përjashtimi im ndodhi, pasi kjo është fytyra e mazhorancës socialiste në Këshillin e Kryeqytetit të Shqipërisë të drejtuar nga Erion Veliaj.

Nuk duan që e vërteta të zbardhet dhe përjashtojnë me fuqinë e kartonit të votave të vjedhura këdo që ngrihet dhe flet për hallet dhe shqetësimet e njerëzve, përjashtojnë këdo që flet për qindra miliona eurot e zhdukura nga inceneratorë e drejtorë bashkie e fushatash.

Ndaj sot në 11.00 të gjithë bashkë të protestojmë, të gjithë bashkë para Bashkisë Tiranë deri në dorëheqjen e Veliaj.

Të fundit