Flash News

Ditari i Opozitës

Pranoi ankimin e Alibeajt, 'Rithemelimi' kërkesë në ILD dhe KPK për të hetuar gjyqtaren Blerina Muça

Pranoi ankimin e Alibeajt, 'Rithemelimi' kërkesë në ILD

Komisioni i rithemelimit ka kërkuar hetimin dhe shkarkimin e gjyqtares Blerina Muça, pasi kjo e fundit në 22 prill pranoi të shqyrtojë në apel ankimimin e Enkelejd Alibeajt, për vendimin e marrë në 25 mars nga ana e gjyqtarit Agron Zhukri, i cili njohu si të rregullt Kuvendin e 11 Dhjetorit të vitit të shkuar.

Kërkesa i është dërguar Artur Metanit, Inspektor i Lartë i Drejtësisë, si dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, drejtueses Pamela Qirko.

Me anë të një shkrese zyrtare, Komisioni i Rithemelimit ka kërkuar nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, hetimin e gjyqtares Muça dhe marrjen e masës së ‘pezullimit nga detyra’.

Pranoi ankimin e Alibeajt, 'Rithemelimi' kërkesë në ILDPranoi ankimin e Alibeajt, 'Rithemelimi' kërkesë në ILD

Kujtojmë se Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Enkelejd Alibeaj, për të ankimuar vendimin mbi regjistrimin e vendimeve të Kuvendit të 11 Dhjetorit

Përfaqësues ligjorë të Rithemelimit janë shprehur më herët se Enkeleid Alibeajt nuk mund të ankimonte vendimin e Agron Zhukrit duke qenë se nuk ishte palë në proces. Por gjyqtarja Blerina Muça vendosi ta pranojë ankimin e palës ankuese, Alibeaj, duke e kaluar për shqyrtim në Gjykatën e Apelit.   

Të fundit