Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta e 11 korrikut, Boçi: Dëshmoi se në Shqipëri ka zemërim dhe revoltë

Protesta e 11 korrikut, Boçi: Dëshmoi se në Shqipëri ka

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi tha se protesta e 11 korrikut e organizuar nga opozita dëshmoi se në Shqipëri ka zemërim dhe se qytetarët kërkojnë rotacion politik, si garanci për votën e tyre. 

Sipas Boçit, duke folur në Syri tv, mazhoranca po tenton të bllokojë opozitën përmes ndryshimeve të bëra në Kodin zgjedhor me opozitën e Ramës më 5 qershor.

Protesta dëshmoi se në Shqipëri ka zemërim, qytetarët janë të revoltuar dhe kërkohet rotacion politik. Dhe kjo ndihet në të gjitha fushat dhe nuk ka asnjë argument që qeveria të vazhdojë të qeverisë, sepse reformat e tyre s’kanë dhënë rezultat. Pë rotacion politik duhet qeveri teknike.

Rama ka ndërtuar një makineri për të blerë votën, duke shantazhuar dhe goditur sistemin demokratik të vendit. Kjo qeverisje duhet të qendrojë në distancë nga vota, dhe përmes qeverisë teknike kjo u provua në Maqedoninë e Veriut, e cila garantoi votën e lirë. Pengesa e koalicioneve, moslejimi i tyre është në shkelje të Kushtetutës.

Ndryshimi u bë në mënyrë të përshpejtuar dhe nga opozita e Ramës, sepse u heq të drejtën partive të vogla të përfshihen në lista dhe të drejtën e krijimit të koalicioneve’.

Të fundit