Flash News
Diskutohet sot projektbuxheti 2025, opozita rikthehet në Kuvend
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Shpërthim i fuqishëm në një banesë në “Don Bosko”, reagon policia
“Miku i familjes” ab*zonte me 12-vjeçaren prej 4 vitesh, shpallet në kërkim
EMRI/ Ky është i riu që humbi jetën në aksidentin tragjik në Korçë
Protesta e 7 tetorit/ Berisha: Do jetë dita e mosbindjes civile masive
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në ditën e 278 të tubimit qytetar është ndalur te protesta kombëtare e thirrur në datë 7 tetor ora 18:00 përpara kryeministrisë. ‘Beteja që nisim është beteja e jetës sonë! Do jetë dita e mosbindjes civile masive’, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij në protestën maratonë te ‘Rruga e Shpresës’.
Berisha: Miqtë e mi, për Edi Ramën, organizatën e tij kriminale qeveri, narkozyrtarët e tij, në këtë moment që flasim gjëja më e tmerrshme është ora e cila me tik-takun e saj afron në çdo sekondë 7 tetorin, orën 18:00 të 7 tetorit, ditën e mosbindjes civile masive, ditën e triumfit të guximit qytetar, ditën e përballjes së madhe të vlerave të qytetarëve, trimërisë dhe guximit të tyre me krimin, drogën, antivlerat e regjimit të Edi Ramës.
Demokrate e demokratë, qytetare e qytetarë, beteja që nisim është beteja e jetës sonë.
Është shansi i jetës sonë.
Është shansi ynë për t’u përballur me guximin tonë me një regjim që pasi shndërroi procesin themelor të shoqërisë së lirë, votën e lirë në farsë elektorale, riktheu në Shqipëri burgjet, gjyqet, persekutimin politik.
Farsa elektorale, mohimi i të drejtës së votës përmes farsës elektorale dhe persekutimi politik i kundërshtarëve janë dy shtylla kryesore mbi të cilat bazohen diktaturat, qofshin ato naziste, komuniste, teokratike apo diktatura e bandave siç është kjo e Tiranës.