Flash News

Ditari i Opozitës

PS me ‘mburojë’ për qeverinë, Berisha: Rama do të mbrojë krimet e tij, po asgjëson drejtësinë

PS me ‘mburojë’ për qeverinë, Berisha: Rama do

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas prezantimit të nismës ligjore të kryeministrit Rama, që synon të përjashtojë nga pezullimi veten dhe kabinetin qeveritar.

Në një deklaratë të bërë nga selia blu, Berisha u shpreh se Rama për të mbrojtur vjedhjet e tij, po tenton të asgjësojë sistemin e drejtësisë.

“Edi Rama, për të mbrojtur krimet e tij monstruoze, për të mbrojtur vjedhjet e tij të pallogaritshme, po kalon në veprimtari të tjera, në asgjësimin e sistemit të drejtësisë, në miratimin e ligjeve për të mbrojtur veten e tij dhe bandën e tij plaçkitëse qeveri. Amendamentet që kërkon të sjellë pas reagimit të fuqishëm dhe kartonit të zi që i nxorën në Bruksel, janë amendamente që kanë si qëllim kryesor të mbrojnë personin Edi Rama dhe anëtarët e organizatës së tij kriminale”, deklaroi Berisha.

Kryedemokrati theksoi se pezullimi i zyrtarëve nga detyra për veprimtari që bien ndesh me ligjin dhe dëmtojnë qytetarët, është ligj dhe e drejtë kushtetuese që i takon institucioneve të drejtësisë.

Berisha sqaroi se pezullimi nuk nënkupton ngërç në asnjë funksion, por ndëshkimin e përgjegjësve.

“Pezullimi i zyrtarëve nga detyra për keqbërjen e tyre ndaj qytetarëve, është një nen, është një ligj, është një e drejtë ligjore kushtetuese e prokurorisë, e institucionit të akuzës të çdo vendi. Është një e drejtë që ligjvënësit u kanë njohur prokurorëve dhe gjykatësve për të mbrojtur interesat e qytetarëve nga keqbërësit zyrtarë të lartë.

Është një e drejtë e institucionit të akuzës dhe gjykatave, e sanksionuar edhe në opinionin e Komisionit të Venecias për Kodin e Procedurës Penale të Kosovës, konkretisht nenit korrespondues të nenit 224 të Kodit të Procedurës Penale të Shqipërisë.

Pra, pezullimi në mënyrë absolute nuk nënkupton pezullimin e asnjë funksioni në vend. Nënkupton ndëshkimin në emër të interesave të qytetarëve të zyrtarëve më të lartë që përdorin pushtetin për të vjedhur”, tha Berisha.

Të fundit