Flash News

Ditari i Opozitës

"Qeveria rriti me 749% mbështetjen për bletarinë", PD i kthehet Ramës: Lugën bosh e shoqëron me mjalt propagandistik

"Qeveria rriti me 749% mbështetjen për bletarinë", PD i
Foto Ilustruese; Teliti dhe Rama

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, përmes së cilës tregon mbështetjen e dhënë nga qeveria me fondet publike në 7 vitet e fundit për bletarinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se nga 19.2 milionë lekë në 2013, qeveria ka rritur fondet me 749% më shumë deri në 2020, pra 163 milionë lekë.

Pas kësaj deklarate të kryeministrit, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Demokratike. Eksperti i ekonomisë pranë selisë blu, Dorjan Teliti, i ka cilësuar statistikat e kryeministrit si “mjalt propagandistik”.

“Edhe pse ka 4 vite rresht që bletërritësit ulin numrin e koshereve, në kulmin e pandemisë ER nuk u ka ofruar atyre dhe fermerëve as 10% të masës së subvencioneve që kanë ofruar vendet e rajonit”, thekson Teliti, teksa shton se “është fakt që të gjjthë bletërritësit dhe fermerët shqiptarë u përjashtuan nga skemat gjysmake të ndihmës që dha qeveria shqiptare gjatë pandemisë.”

Reagimi i plotë i Telitit:

I rrethuar nga statistika negative në të gjithë sektorët e ekonomisë, ER po përpiqet që lugën bosh të propagandës ta mbushë me gënjeshtra shoqëruar me mjalt propagandistik.

Edhe pse ka 4 vite rresht që bletërritësit ulin numrin e koshereve, në kulmin e pandemisë ER nuk u ka ofruar atyre dhe fermerëve as 10% të masës së subvencioneve që kanë ofruar vendet e rajonit.

Për fat të keq, videot 3D të ëmbëlsuara me propagandë, nuk ua lehtësojnë gjendjen bletërritësve.

Fakt mbetet që të gjjthë bletërritësit dhe fermerët shqiptarë u përjashtuan nga skemat gjysmake të ndihmës që dha qeveria shqiptare gjatë pandemisë.

Bletërritësit shqiptarë nuk i ndihmon mburrja e ER me punën e tyre.

Bletërritësit dhe të gjithë fermerët kanë nevojë për ndihmë konkrete dhe jo tabela me ngjyra që fshehin të vërtetën e dhimbshme te fermerëve shqiptarë.

Lekët për të ndihmuar fermerët janë, por qeveria dhe në ditët më të vështira të pandemisë nuk ndihmon qytetarët por paguan për inceneratorë që nuk punojnë.

"Qeveria rriti me 749% mbështetjen për bletarinë", PD i
Shifrat e publikuara nga Teliti në kundërpërgjigje të Videos së mësipërme të Ramës

Të fundit