Flash News

Ditari i Opozitës

Reforma territoriale, Berisha: Rama kërkon të çojë në 30 numrin e bashkive në vend

Reforma territoriale, Berisha: Rama kërkon të çojë në

Kreu i demokratëve Sali Berisha ka ritheksuar edhe njëherë se nuk do të marrin pjesë në komisionin për Reformën Territoriale pa praninë e ekspertëve të ODIHR.

Berisha tha nga selia blu se Rama me projektin që ka për Territorialen, synon të ccojë në 30 numrin e bashkive në vend.

Berisha solli në vëmendje projektin e propozuar nga PD-ja, i cili sipas liderit demokrat, ndryshon si ‘anata me ditën’ nag projekti i Ramës.

Berisha: E kemi theksuar këtu, nuk mund të ketë reformë zgjedhore pa praninë e ODIHR. Do ftohet dhe do i dërgohet ftesë ODIHR, pasi të pranojnë ftesën, duhet një ftesë nga të gjitha palët, pozita dhe opozita dhe natyrisht me praninë e ODIHR ne jemi të gatshëm të shqyrtojmë një e nga një të gjitha rekomandimet e misioneve të vëzhgimit, të cilat nga 2013 e gjer sot nuk janë marrë parasysh.

Për reformën territoriale, ne kemi dorëzuar, në parlament ekziston një projekt i PD-së dhe opozitës për reformën territoriale i cili ndryshon si nata me ditën me projektin që ka ndërmend Edi Rama.

Edi Rama ka ndërmend faktikisht të pjesëtojë me disa herë fuqinë e votës së qytetarëve shqiptarë. Të largojë pushtetin prej tyre dhe ti katandisë nga 62, në mos gaboj në 28 apo 30 bashki dhe komuna.

Natyrisht reforma e parë e tij, ishte një katastrofë, një kaos. Mjafton të kujtoj këtu se, një qark me 120 mijë banorë, ka 7 njësi të qeverisjes vendore, një qark me 1 mln banorë ka 4 njësi të qeverisjes vendore. Kjo është e vërtetë për Tiranën dhe Gjirokastrën.

Kështu që për këtë të dytë, nuk mund të shprehem se edhe këtu kemi një kusht të panegociushëm, praninë e përfaqësuesve të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës.

Të fundit