Flash News

Ditari i Opozitës

Rrëshqitja e dherave në aksin Qukës – Qafë Plloçë, deputeti i PD: Po kthehet në rrezik për udhëtarët

Rrëshqitja e dherave në aksin  Qukës – Qafë

Problematikat në aksin rrugor Qukës – Qafë Plloçë nuk kanë ndalur.

Moti i keq i ditëve të fundit ka nxjerrë në pah dështimin e një aksi të shumëpërfolur që u inaugurua me mjaft bujë në shtator të 2025-ës nga vetë Rama dhe Balluku.

Së fundmi, rrëshqitja e dherave ka bllokuar njërën korsi të rrugës dhe ky bllokim vjen disa orë pas aksidentit ku rrëshqitja e një masivi ra mbi një automjet në lëvizje, por pa të lënduar.

Deputeti i PD-së, Ivi Kaso në një reagim në Facebook shkruan se në këtë aks duhet të merren masa të menjëhershme , pasi sipas tij inertet që rrëshqasin jane rrezik për udhëtarët. 

"Në rrugën e turpit “Qukës-Qafë Plloçë”, midis dy tuneleve, nga rrëshqitjet e inerteve në rrugë, është dëmtuar një automjet, dhe rrezikohen të dëmtohen të tjerë.
Për fat të mirë persona të lënduar nuk ka.
Autoritetet duhet të marrin masa të menjëhershme për të garantuar sigurinë e kalimtarëve!", shkruan Kaso. 

Të fundit