Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji në PE: Kërkesa më e rëndësishme që ne kemi është forcimi i institucioneve

Salianji në PE: Kërkesa më e rëndësishme që ne

Deputeti i PD-së Ervin Salianji në një video mesazh për qytetarët nga Parlamenti Europian, shprehet se në këtë parlament mesazhi më i rëndësishëm që përçohet dhe kërkesa më e rëndësishme që ne kemi është forcimi i institucioneve.

"Në Parlamentin Euriopian mesazhi më i rëndësishëm që përçohet dhe kërkesa më e rëndësishme që ne kemi është forcimi i institucioneve, padiskutim, monitorimi më i rreptë për të pasur forcë të tillë të institucioneve që tejkalojnë vullnetin dhe forcën e individit që për fat të keq, në Shqipëri është përqëndruar në vullnetin e një njeriu të vetëm.

Këtë kërkojmë prej kohësh, kjo është mbështetja që po kërkojmë në çdo institucion", shprehet Salianji ndër të tjera.

Të fundit