Flash News

Ditari i Opozitës

Sekuestroja e telefonave te “Mbrojtja”, Balliu: Korrupsioni i Ramës dhe Xhaçkave s’njeh limit

Sekuestroja e telefonave te “Mbrojtja”, Balliu: Korrupsioni i

Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu ka reaguar me një postim në Faceook lidhur me sekuestron e telefonave të gjeneralëve në Ministrinë e Mbrojtjes.

Balliu shkruan se ky akt tregon se korrupsioni i Ramës dhe “Xhaçkave” nuk ka limite, pasi abuzimet dhe korrupsioni ka kapur edhe ushtrinë.

Balliu i bën thirrje shqiptarëve për të shpëtuar vendin nga “balozët e korrupsionit”.

“Korrupsioni i Ramës dhe Xhaçkave të tij nuk njeh limite.

Vjedhjet dhe abuzimet e Ramës dhe ministreshave të tij kanë kapur dhe ushtrinë.Pronat e ushtrisë janë tjetërsuar për  interesa monetare te pushtetarëve, tendera sekret për te vjedhur në fshehtësi kanë shkërmoqur buxhetin e ushtrisë

Këto vjedhje kanë çuar në degradimin final ku ushtria mbjell drogë

Babëzia e kësaj qeverie nuk njeh limit, ajo vjedh në shëndetësi, ushtri, bashki, energji e infrastrukture, ajo vjedh kudo dhe këdo.

Shteti ka rënë, të bashkohemi për ta shpëtuar vëndin nga këta bajlozë të korrupsionit”, shkruan Balliu.

Të fundit