Flash News

Ditari i Opozitës

Situata e rëndë e zjarreve/ Berisha: Përgjegjës kryesor i kësaj katastrofe është Edi Rama dhe vjedhjet e tij!

Situata e rëndë e zjarreve/ Berisha: Përgjegjës kryesor i

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar mesditën e kësaj të mërkure situatën me zjarret në vend ku janë shkrumbuar qindra hektarë tokë e banesa.

Në një deklaratë për mediat Berisha thotë se kjo situatë është një emergjencë kombëtare për të cilën qeveria sipas tij nuk po bën asnjë përpjekje për ta përmirësuar. 

Berisha ngre akuza se qeveria ka vjedhur miliarda lekë nga taksat e shqiptarëve të cilat sipas tij mund të kishin shkuar në shërbim të emergjencave civile dhe përmirësimit të kushteve të këtyre të fundit. 

Sipas Berishës Shipëria duhet të kishte avionët dhe mjetet e saj për shuarjen e flakëve, dhe jo mjete primitive të blera 15-30 vjet më parë. 

Berisha: Në të katër anët e vendit që panë tmerre nga flakët dhe zjarret e papërmbajtura, në të cilat u dogjën mijëra hektarë pyje, kullota, dru frutorë. Me dhjetëra shtëpi, gjë e gjallë.

Humbën jetën njerëz, u plagosën, u dogjën me djegie të shkallëve të ndryshme, një seri qytetarësh.
Shqipëria në memorie nuk ka patur, nuk ka qenë ndonjëherë në flakë si dy ditët e fundit. Por kjo gjendje emergjence kombëtare i gjen qytetarët shqiptarë nga jugu në veri, pothuajse tërësisht të braktisur nga narkoshteti. Delvina është e rrethuar nga flakët, fshatrat e Fushë Arrezit gjithashtu.
Gramsh, vazhdon shkatërrimi, djegia e gjësë së gjallë.

Në dhjetëra zona është një situatë tërësisht jashtë kontrollit. Nëqoftëse ka një situatë që quhet emergjencë kombëtare, për çdo shqiptar përveç se narkoqeveritarët, kjo është një emergjencë kombëtare.

Në vend të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, këshilli vazhdon ahengjet nëpër festa të bashkive lokale. Rikujtoj shqiptarëve se 21 milionë euro shpenzime udhëtimesh me çarter në dispozicion. Vetëm këto po marrim.

Se 7 mln euro për ‘Giro d’Italia’ dhënë një kompanie private për të mashtruar shqiptarët për zgjedhje.
Se 50 mln euro të vjedhura së bashku me Lubi Ballukun në tunelin e Llogarasë, të evidentuar qartësisht, do të kishte Shqipëria sot ‘CanadAir-in’ e vet, do të kishte Shqipëria sot qindra zjarrfikëse. Po disponohen vetëm mjetet e blera 15-20 vitet më parë, edhe ato të përgjysmuara se edhe helikopterët janë zhdukur.

Më tej kreu i PD-së, ngre akuza se përgjegjësi kryesor sipas tij për situatën alarmante të zjarreve në vend është kryeministri Edi Rama. 

Berisha: Qeveria është narkoqeveri. Këshilli i Sigurisë Kombëtare është narko, nuk ka preokupim qeveria për këto që ndodhi. Edi Rama kalon nga kërcënim në një tjetër dhe unë absolutisht dënoj me forcën më të madhe, si një kriminel të shëmtuar atë që vë me qëllim zjarrin. Por edhe zjarrvënia pa qëllim, kërkon që çdo qytetar, në çdo akt dhe në çdo hap të ketë parasysh që të mos krijojë, sepse është një natyrë e ndezur.
Kështu që në këtë kontekst, mbaj si përgjegjës kryesor të kësaj katastrofe, Edi Ramën, vjedhjet e tij.
Natyrisht temperaturat e larta janë terreni i kësaj që po ndodh dhe shpirti kriminal i individëve të caktuar që luajnë me zjarrin është ai që inicion, ndez zjarrin dhe ata meritojnë dënimin më të madh.

Të fundit