Flash News
Shqiptari plagoset rëndë në Greqi, niset me urgjencë drejt Athinës
Punonjësi i policisë ra nga pallati në Tiranë, AMP: Nuk ka pretendime nga efektivi për presion
Gjendet pa shenja jete 36-vjeçari në Durrës, dyshimet e para nga policia
Policia zbulon laborator dr*ge sintetike, arrestohen 13 shqiptarë në Belgjikë
Rriten lehtë temperaturat, si parashikohet moti në fundjavë
"Të hiqen sanksionet absurde", Berisha: Zgjidhja më e mirë për sigurinë e Kosovës është anëtarësimi i në NATO
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se se implikimi apo angazhimi i Shqipërisë në procesin e negociatave mes Prishtinës dhe Beogradit, nuk sjell asnjë dobi, por është shumë i dëmshëm.
Gjatë bisedimit me gazetarët në seli, Berisha tha se zgjidhja më e mirë për sigurinë e Kosovës është anëtarësimi i në NATO .
Berisha: Dënoj edhe njëherë me forcën më të madhe aktet terroriste të kryera dy ditët e fundit në Kosovë.
Uroj që përgjegjësit të gjenden dhe të vendosen sa më shpejt para ligjit. Kërkojë të marrë fund çdo ndërhyrje e Tiranës zyrtare në punët e brendshme të Kosovës.
Bëj thirrje të hiqen menjëherë të gjitha sanksionet absurde të vendosura ndaj Kosovës, një vend demokratike, defakto vendi më demokratik i rajonit.
Sikundër i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar në tërësi dhe Aleancës së Atlantikut të Veriut në veçanti, të mbajë parasysh se Kosova është territor i NATO-s, dhe zgjidhja absolute, më e mirë për Kosovën dhe sigurinë e NATO-s është anëtarësimi i këtij vendi në Aleancën e Atlantikut të Veriut.
Ky është interesi i paqes dhe sigurisë në rajon. Kosova territor i NATO-s dhe askush nuk duhet dhe nuk mund të luajë me këtë territor, këtë vend.