Flash News

Ditari i Opozitës

Tetori rozë/ Berisha: PD ka një program, që vdekshmëria nga kjo sëmundje të arrijë në nivelet më të ulëta

Tetori rozë/ Berisha: PD ka një program, që vdekshmëria nga

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në kuadër të muajit të sensibilizimit ‘Tetori rozë’ akuzoi femrat e familjes së Edi Ramës, të qeverisë së tij, si dhe ato të mazhorancës, se nuk flasin asnjë fjalë për ‘Tetorin rozë’.

‘Gratë e famijes Rama, gratë e qeverisë, gratë e parlamentit të krimit nuk mund të flasin, pasi paratë vidhen. Për zonjat e pushtetit që zhgërryen në luks nuk ekzistojnë gratë dhe vajzat e tjera shqiptare’, u shpreh kryedemokrati.

 Berisha: PD ka një program dhe ky program është përparësi absolute e shëndetit të qytetarëve shqiptarë.
Garanton me këtë rast, zonjat dhe zonjushat e këtij vendi, vajzat dhe gratë e këtij vendi, se depistimi masiv falas, përdorimi i të gjitha metodave më të avancuara, për diagnozat më të hershme të kësaj sëmundje, do të vendosen në të 4 anët e vendit.
Dhe se me rritjen e ndershmërisë, vetëdijes, tek gratë dhe vajzat shqiptare për këtë sëmundje, me vendosjen e metodave më të hershme të diagnozës, metodave më moderne të mjekimit, vdekshmëria nga kjo sëmundje do të arrijë në nivelet më të ulëta, në rajon, Europë dhe botë.
Të dashur miq, të nderuar zonja dhe zonjusha.

Të fundit