Flash News

Ditari i Opozitës

Topalli: Non grata e Berishës e padrejtë dhe e gabuar! Besoj se SHBA do ta korrigjojë

Topalli: Non grata e Berishës e padrejtë dhe e gabuar! Besoj se SHBA

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e ka konsideruar të padrejtë dhe të gabuar vendimin e sekretarit amerikan të shtetit, Anthony Blinken për të shpallur non grata ish kryeministrin, Sali Berisha. 

E ftuar në Syri tv, Topalli shprehet e bindur se amerikanët do të heqin dorë nga ky gabim.

Është ironike, është e padrejtë, shumë e padrejtë, kjo ka qenë ndjesia. Duke parë zhvillimet e fundit mes Ukrainës dhe Rusisë, një ish-kolegia ime më çoi një pjesë të një libri që kishte shkruar Kissinger, një analizë e një njeriu shumë të madh për zhvillimet mes perëndimit dhe lindjes. Ishte shkruar disa vite më parë, por e vendosur në këtë kontekst, Putini është ai që është.

Dhe ajo që ndodh është e tmerrshme. Por edhe perëndimi duhet të bëjë analizën e vet. Kissinger duhet t'i jepni mundësi Ukrainës që të mos trembin Rusinë dhe ju nuk duhet të sulmoni kaq ashpër që ta çoni në një reagim kaq të fortë. Por amerikanët dinë të korrigjohen.

Një ish-ministër italian thoshte se edhe në mbledhjen e G7, ju nuk e vlerësuat siç duhej vlerësuar Ukraina se ju merreshit gjithë kohës me çështje 'Gender'. Sigurisht, gjithkush bën gabime. Edhe non grata-n e konsideroj si diçka që nuk shkon, është disproporcionale, nuk është realiteti. Nuk e di nëse i ka ndodhur kujt pas 8 viteve. Dhe mua më duket e padrejtë dhe e gabuar. Dhe unë besoj se kjo do të korrigjohet ashtu siç perëndimi di të korrigjojë veten e vet”,tha Topalli.

Të fundit