Flash News
Rama në monologun e viktimës, heroit dhe të inkriminuarit
Një lëvizje drejt Krishtërimit trazon Kosovën, një vend musliman
Sekuestrohen 670 mijë litra naftë kontrabandë në Durrës, arrestohen tre persona
Berisha denoncon skandalin: Në BKH është dorëzuar denoncim për Olsi Ramën dhe grupin e Xibrakës, nuk u hetua
Berisha: Eksportet janë në agoni të plotë prej narkoeurove, shqiptarët po humbasin vende pune
Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Diasporën, Jozefina Topalli, do të marrë pjesë në një takim të rëndësishëm me emigrantët shqiptarë në zonën e Abruzzo-s, Itali.
Takimi do të zhvillohet më 26 janar, në orën 12:00, në Restorantin “La Vigna,” Via Cerrano, Pratola Peligna.
Ky aktivitet organizohet nga grupi nismëtar dhe kryetari i shoqatës italo-shqiptare në zonë, Luan Hallulli, i cili ka ftuar emigrantët shqiptarë nga Abruzzo dhe zonat përreth për t’u bashkuar në këtë bashkëbisedim.
Përveç prezencës së zonjës Topalli, në takim do të marrë pjesë edhe Shkëlqim Hoxha, ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të lidhet përmes një video-konference në Skype.
Aktiviteti do të shoqërohet edhe nga pjesëmarrja e senatorëve dhe përfaqësuesve italianë, si dhe të zgjedhurve vendorë të zonës.