Flash News

Ditari i Opozitës

Topalli tregon problemet në Greqi: Janë rreth 190 mijë zarfe me vota për t’u numëruar

Topalli tregon problemet në Greqi: Janë rreth 190 mijë zarfe me

E deleguara e PD për votën e diasporës Jozefina Topalli, foli nga Parku Olimpik në Tiranë, aty ku do të bëhet numërimi i votave të diasporës.

Për Euronews Albania në lidhje me procesin e votës së diasporës, Topalli tha se është një çështje teknike dhe janë në pritje për të filluar,. Ajo tha se do të jenë rreth 190 mijë vota për t’u numëruar.

“Ne mendojmë se ishte një ditë shumë e bukur dhe urojmë të mbyllet po aq bukur. Është e rëndësishme të numërohet vullneti i shqiptarëve. Ndoshta është çështje teknike që nuk ka nisur ende numërimi i votës së diasporës. Dua të falënderoj të gjithë ata nga diaspora që votuan dhe ata që erdhën për të votuar. Presim një kthesë të madhe përsa i përket Greqisë. Ne kemi më shumë se dhjetë ditë që denoncojmë publikisht dhe përmes juristëve tanë në KQZ për një proces që ka krijuar shqetësime serioze. Sot kemi plotësuar kërkesën që të ketë një ndarje të veçantë të kutive të votimit, në mënyrë që kur të vijë momenti të analizojmë procesin në Greqi dhe të verifikojmë standardet e zbatimit të Kodit Zgjedhor. Atje ka dyshime se kush e ka bërë shpërndarjen si nënkontraktor – ka mundësi që të kenë qenë strukturat e PS. Ne kërkojmë verifikimin e këtyre dyshimeve serioze. Janë rreth 190 mijë zarfe me vota për t’u numëruar,” u shpreh Topalli.

Të fundit