Flash News

Ditari i Opozitës

U dorëhoq nga posti i nënkryetarit të PL, Braimllari: Bëra disa hapa pas, nuk ma kërkoi Meta

U dorëhoq nga posti i nënkryetarit të PL, Braimllari: Bëra

Endrit Braimllari ka folur pas dorëheqjes nga posti i nënkryetarit të Partisë së Lirisë.

Në “Breaking” në Top News, tregoi se arsyeja e dorëheqjes janë çështjet e brendshme organizative dhe mohoi që t’i jetë kërkuar nga kreu i PL, Ilir Meta.

Braimllari deklaroi se ka bërë disa hapa pas për organizimin e partisë.

“Jam dorëhequr për çështje të brendshme organizate. Do të jemi anëtar i kësaj partie se aty kam të gjithë angazhimin tim, kam një rrugëtim shumë të gjatë. Ilir Meta nuk ma ka kërkuar dorëheqjen, kam bërë unë disa hapa pas, që nëse doni të organizoni partinë mos të krijoni armiq të brendshëm imagjinarë, do të shkojmë në konventë me dy teza kryesore. Nuk disa përplasje të brendshme. Monika Kryemadhi nuk është pjesë e lidershipit. Unë ndihem krenar sepse nuk mund ta eleminoj historinë. Unë nuk jam për të manipuluar historinë”, tha Braimllari.

Të fundit