Flash News

Ditari i Opozitës

Vendimi për vulën e PD, Basha rekurs në Gjykatën e Lartë

Vendimi për vulën e PD, Basha rekurs në Gjykatën e

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha depozitoi sot në Gjykatën e Lartë vendimin e 11 qershorit, ku Gjykata e Apelit i dha Sali Berishës vulën dhe logon e PD-së.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Basha shprehet se grupimi që ai drejton nuk do të pranojë paligjshmërinë dhe as nuk do lejojë që padrejtësia të triumfojë.

“Partia e parë properëndimore e Shqipërisë nuk mund të jetë streha e problemeve personale të një individi në konflikt me perëndimin”, shkruan ai.

Reagimi i plotë

Partia Demokratike – Demokratët Euroatlantikë, depozitoi sot rekursin ndaj vendimit skandaloz të 11 qershorit.

Ne nuk e pranojmë paligjshmërinë, as nuk do lejojmë që padrejtësia të triumfojë.

Vlerat themelore të demokratëve nuk mund të tregtohen në pazarin e hallexhinjëve të SPAK, partia e parë properëndimore e Shqipërisë nuk mund të jetë streha e problemeve personale të një individi në konflikt me perëndimin, votat e demokratëve nuk mund të përdoren për allishverishet mes qeverisë dhe teatëropozitës për t’i dhuruar pushtetin në tavolinë Ramës, duke mbyllur listat dhe duke shkatërruar Reformën Zgjedhore.

Shqipëria meriton më shumë", shkruan Basha. 

 

Të fundit