Flash News

Ditari i Opozitës

"Vetëm të bashkuar mund ta rrëzojmë", Vokshi: Të mblidhemi si për lëndët kimike për të larguar Ramën

"Vetëm të bashkuar mund ta rrëzojmë", Vokshi:

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, në fjalën e saj në protestën kombëtarë të organizuar nga opozita u shpreh se opozita është më e bashkuar se kurrë për të rrëzuar regjimin e Ramës, që sipas saj ka instaluar një regjim që mund ta dalë vetëm duke u rrëzuar dhe duke u marr zvarrë.

"Sot është 20 shkurti dita qe unë dhe shumë prej brezi tonë  e kemi jetuar edhe një herë para 33 vitesh. Rrëzuam bustin e Enver Hoxhës ashtu sikur do të rrëzojmë Edi Ramën.

Nuk kam fjalë për t’ju falënderuar që vratë frikën dhe iu bashkuat shpresës për të protestuar si njerëz të lirë. Cdo njëri prej jush është një lajm i keq për Edi Ramën dhe klikën e tij mafioze. Sot nuk kemi drejtësi të pavarur. A kemi një parlament që kontrollon qeverinë? Jo.

A kemi komisione hetimore që të kontrollojnë Edi Ramën dhe qeverinë? Jo. A kemi zgjedhje të lira? Jo. A jemi në demokraci? Jo. Jemi në autokraci. Kemi qenë dy vite përballë një sulmi frontal që kërkonte ta zhbënte opozitën me para, pengje, tradhtar dhe lobingje. Por nuk ia dolën, jemi këtu bashkë, më të fortë dhe të bashkuar duke kapërcyer mllefet dhe qejfmbetjet. Duhet ta heqim këtë mallkim që e ka emrin Edi Rama.

Shqiptarë ngrihuni, protestoni dhe bashkohuni me ne për të larguar këtë lukuni hajdutësh. Shqipëria jonë është në rrezik. Po shitet si plaçkë lufte për interesa personale të Edi Ramës.

Ai nuk është më kundërshtari ynë, por tradhtar. Në cdo takim që bën shet një copë tek apo det, premton një kamp apo bazë ushtarake. Më cdo tavolinë që ulet dijeni mirë se ka premtuar diçka në kurrizin tuaj. Ulet në cdo tryezë si matrapaz tradhtar. Le të zgjohemi dhe të reagojmë si për lëndët kimike.", tha Vokshi. 

Të fundit