Flash News

Ditari i Opozitës

Video-mesazhi i Berishës: Opozita është shpresa e fundit për vendin

Video-mesazhi i Berishës: Opozita është shpresa e fundit për

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një thirrje të shkëputur nga fjalimi i tij i 18 qershorit drejtuar qytetarëve shqiptarë, thekson nevojën për të denoncuar çdo abuzim dhe shkelje ligji të kësaj qeverie.

Në video-mesazhin që lideri i opozitës e ka titulluar "Opozita është shpresa e fundit për vendin", ai i drejtohet shqiptarëve duke thënë se janë ata shpresa e vetme, janë ata që denoncojnë çdo vjedhje e krim të kësaj qeverië.

"Miqtë e mi! Çdo ditë njëherë dhe njëqind herë në ditë, duhet t’i përsërisni vetes se jeni shpresa e fundit e këtij vendi se jeni të vetmit që përballeni dhëmb për dhëmb, që denonconi çdo ditë të zezat e këtij regjimi ndaj qytetarëve shqiptarë.

Denonconi vjedhjet e pakufishme dhe të paimagjinueshme!

Denonconi lidhjet e tmerrshme me krimin që e shndërruan Shqipërinë në narkodiktaturë!

Denonconi dhunimin e lirive dhe të drejtave të shqiptarëve, kombi i vetëm sot me drejtësi të munguar!

Denonconi me të drejtë çmimet ndër më të lartat në Europë, ndërkohë që xhepat janë me të ardhura më të ulëtat në Europë!

Denonconi rrënimin e rrufeshëm të kulturës së kombit, institucioneve kulturore kombëtare si kurrë ndonjëherë në ekzistencën e tij të lirë!

Denonconi rrokullisjen e pakufishme të arsimit në Shqipëri, rënien në dhjetë vitet e rilindjes së zezë më të madhe në Europë dhe në botë, rënien me 62 pikë në sistemin e PISA-s!

Denonconi me të drejtë shpartallimin e sistemit të shëndetësisë!", deklaron Berisha.

Të fundit