Flash News


Ditari i Opozitës

Vijon numërimi në Tiranë, Tabaku: Projeksioni i mandateve do të ndryshojë

Vijon numërimi në Tiranë, Tabaku: Projeksioni i mandateve do

Jorida Tabaku, kandidatja e cila e kapërceu listën e sigurt në Tiranë, tha se projeksioni i mandateve do të ndryshojë.

Teksa foli për Top Channel, Tabaku u shpreh se do t’i shkojë deri në fund procesit teksa falënderoi ata që po kujdesen për numërimin e çdo vote.

“Pres që të paktën ato vota që janë për PD dhe për mua t’i shkojë deri në fund procesit, doja të falenderoj këta që po numërojnë, po kujdeset që çdo votë demokrati të numërohet. Jemi në degën nr. 5 të Tiranës në “Vasil Shanto”. Nuk e di çfarë kanë kutitë, duke i numëruar që ka vota për mua dhe të tjerët por e sigurt është që do t’i shkojmë procesit deri në fund. Do të vazhdojë numërimi…

Nuk di të them, mendoj se është tek 14 numri i mandateve, jam e sigurt që duke u numëruar kutitë projeksioni do të ndryshoje, nuk dua të bëj parashikime. Këtu janë njerëz që po përkushtohen në mënyrë të jashtëzakonshme”, tha Tabaku.

Të fundit