Flash News

Ditari i Opozitës

Vizita e Ramës në Itali, PD: Del e flet për eksodin, njeriu që iu shkaktoi shqiptarëve emigrimin masiv

Vizita e Ramës në Itali, PD: Del e flet për eksodin, njeriu

Pas vizitës dy ditore të kryeministrit Edi Rama në Itali, në kudër të 30-vjetorit të eksodit të shqiptarëve të marsit 1991, ka ardhur dhe një reagim nga opozita.

Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se del e flet për eksodin, njeriu që iu shkaktoi shqiptarë emigrimin e dytë më masiv në 30 vitet e fundit.

Ajo bën përgjegjës kryesor kryeministrin për largimet masive dhe sipas saj, largimi i shqiptarëve ndalet me largimin e Ramës.

"Njeriu që u shkaktoi shqiptarëve emigrimin e dytë më masiv në 30 vite del e flet për eksodin! Tallja me shqiptarët nuk ka fund!
Nga qeverisja e dështuar e Edi Ramës, 500 mije shqiptarë u detyruan të emigrojnë në 8 vite dhe qindra mijëra të planifikojnë të ikin.
Sot duhet të reflektojmë dhe te bashkohemi që të largojme të keqen e madhe!
Mos të largohen shqiptarët nga vendi i tyre por të largojmë Edi Ramën!
Më 25 prill, Lulzim Basha i kthen Shqipërinë shqiptarëve! Rama humbet dhe Shqipëria Fiton!" shkruan Zhupa.

Vizita e Ramës në Itali, PD: Del e flet për eksodin, njeriu

Të fundit