Flash News

Ditari i Opozitës

Vokshi nga Asambleja e CDI-së: Europa duhet të reagojë ndaj farsës elektorale të 11 majit

Vokshi nga Asambleja e CDI-së: Europa duhet të reagojë ndaj

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka marrë pjesë në takimin e Asamblesë së Përgjithshme dhe Komitetit Ekzekutiv të CDI-së (Internacionalja Qendër-Djathtas), ku ka ngritur shqetësimet mbi situatën politike në Shqipëri dhe ka kërkuar një reagim të qartë nga Europa ndaj asaj që ajo e quajti një farsë elektorale në zgjedhjet e 11 majit.

Në një deklaratë për Syri TV, Vokshi theksoi rëndësinë e forumit të organizuar nga CDI, ku Partia Demokratike synon të gjejë mbështetje për kërkesën e saj për një qeveri teknike, e cila do të garantonte kushte të barabarta për zgjedhje të ndershme.

“Ky është një takim i Komitetit Ekzekutiv dhe i Asamblesë së Përgjithshme të CDI-së. CDI përbëhet nga shumë parti të spektrit të djathtë. Ka qenë ndër organizatat e para që ka reaguar për situatën e rënduar politike në Shqipëri,” – tha Vokshi.
Ajo shtoi se qëllimi i pjesëmarrjes në këtë forum është t’u japë zë shqetësimeve të qytetarëve shqiptarë dhe të demaskojë propagandën e qeverisë së Edi Ramës, që sipas saj “ushqehet nga paratë e korrupsionit dhe krimit të organizuar.”

“Në këtë kuadër, ne do të kërkojmë nga Komiteti Ekzekutiv i CDI-së të mbajë një qëndrim në lidhje me zgjedhjet e 11 majit,” – vijoi më tej Vokshi, duke shtuar se shumë përfaqësues të CDI-së kishin qenë më parë në Shqipëri dhe kishin parë nga afër atmosferën e pakënaqësisë qytetare.
Vokshi e përshkroi këtë takim si një mundësi për të informuar partnerët europianë mbi zhvillimet më të fundit politike dhe për të kërkuar ndërhyrje konkrete në mbështetje të demokracisë dhe të drejtës së qytetarëve shqiptarë për të votuar të lirë.

Të fundit