Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet e 6 marsit, Zekthi: Meta dhe Berisha shumë pranë bashkëpunimit

Zgjedhjet e 6 marsit, Zekthi: Meta dhe Berisha shumë pranë

Anëtari i Kryesisë së PD, Fitim Zekthi ka komentuar situatën parazgjedhore të 6 marsit në gjashtë bashkitë pa kryetarë.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘Neës24’, Zekthi foli për një bashkëpunim të mundshëm të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe presidentit të Republikës Ilir Meta, ish kreu i LSI, ndërsa shtoi se kjo mbetet për t’u parë.

Berisha duket se është shumë pranë zotit Meta. Partitë e tjera të koalicionit opozitar po përpiqen të qëndrojnë në pozitat e një opozitë institucionale që duken se nuk do t’i bashkohen Berishës. Nëse do të ketë një marrëveshje të PD me këto parti do të ketë edhe terma për të parë se si do të funksionojë.

Koha do të tregojë se pavarësisht lëvizjes së Berishës, PD është ka kryetar zotin Basha dhe partitë e tjera të vogla do të jenë më pranë PD duke u përpjekur të ruajnë integritetin e tyre. Koha do të tregojë që Basha dhe PD janë e vetmja alternativë serioze’, tha ai.

 

Të fundit