Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet e pjesshme/ PD mbledh sot Kryesinë! Dy “pikat” e diskutimit

Zgjedhjet e pjesshme/ PD mbledh sot Kryesinë! Dy “pikat” e

Partia Demokratike do të mbledhë sot Kryesinë, ku pritet që të jenë në qendër diskutimet për zgjedhjet e pjesshme.

Në këtë mbledhje do të informohet nga grupi i punës rreth ecurisë së bisedimeve me aleatët në lidhje me përfaqësimin në zgjedhjet vendore të datën 9 nëntor.

Po ashtu do të ketë diskutime dhe vendimmarrje mbi organizimin e procesit zgjedhor në 6 bashkitë që hyjnë në zgjedhje.

"Nesër ditën e Shtunë në ora 13:00 do zhvillojmë mbledhje Kryesie me rend dite::

1-Informim nga grupi i punës rreth ecurisë së bisedimeve me aleatët në lidhje me përfaqësimin në zgjedhjet vendore të dt 9 Nëntor.

2- Diskutime dhe vendimmarrje mbi organizimin e procesit zgjedhor në 6 bashkitë që hyjnë në zgjedhje", thuhet në njoftimin e PD. 

Mbledhja vjen në një moment kyç për opozitën, jo për procesin zgjedhor në gjashtë bashki Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat , Cërrik, sidomos Tiranë kur po zhvillohen ende bisedimet për një kandidat potencial.

Të fundit