Flash News

Ditari i Opozitës

Zhupa nga Saranda: Policia po dështon në garantimin e rendit dhe sigurisë, ngjarje kriminale të vazhdueshme

Zhupa nga Saranda: Policia po dështon në garantimin e rendit dhe
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka folur nga Saranda për dështimin e policisë për të garantuar rendin dhe sigurinë e qytetarëve.

Zhupa deklaroi se Saranda është kthyer në "epiqendrën" e krimit që po rrezikon seriozisht jetën e banorëve të qytetit.

Demokratja i bëri thirrje policisë të reagojë dhe të parandalojë ngjarjet kriminale.

"Ngjarjet e vazhdueshme kriminale janë bërë refren në qytetin e Sarandës, ku që nga sezoni turistik por dhe tani në muajt e parë të vjeshtës vazhdojnë më rrëmbime, plagosje, vrasje, shpërthime, të cilat rrezikojnë jeten e banorëve të qytetit të Sarandës.

Si deputete e Sarandës kam ndarë shpesh shqetësimin publik për këtë gjëndje, duke i kërkuar Ministrisë së Brëndshme nëpërmjet strukturave të policisë së shtetit të reagojë.
Të vër në kontroll dhe të monitoroj terrenin në qytetin e Sarandës.

Duhet që Policia e Shtetit të reagoj për të parandaluar ngjarjet, për të qenë ajo pararendëse e asaj që do të ndodhi në Sarandë dhe jo për të numëruar viktimat mbasi ngjarja ka ndodhur", deklaroi Zhupa.

Të fundit