Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Koha për Front të përbashkët; 'Ballkani i Berlinit' nuk mund të zëvendësohet me të Beogradit
nga Sali Berisha*
Në këtë vend zëri i komuniteteve, zëri i grupeve të interesit, zëri i opozitës, gjithçka shumëzohet me zero, dhe është zëvendësuar në variantin më tragjikomik me fletushkat që plotësohen në zyrat e PS-së si opinione të qytetarëve. Një formë kjo e shëmtuar e tiranëve absolutë të cilët në dekada e shekuj zgjedhjet e lira i zëvendësojnë me takime nw mexhlis, duke pretenduar se morën vendimin e popullit dhe do vazhdojmë. Ky as të popullit nuk e merr, por merr mendimin vetëm të zyrave të partisë së tij.
Edi Rama sillet me këtë vend në disa aspekte individuale si asnjë zyrtar i lartë në historinë e këtij vendi. Edi Rama me vendimet që merr dëshmon se shpërfill çdo interes qytetar, të grupeve të interesit apo kombëtar. Imagjinoni ju, për projektin më të madh kombëtar të shqiptarëve, projekti i Shqipërisë në familjen e kombeve të zhvilluara evropiane që përbën dhe thelbin e doktrinave të rilindësve, ky zotëri me kurajo të jashtëzakonshme, nxjerr në treg këtë projekt dhe pa marrë mendimin e askujt e zëvendëson me projektin e Ballkanit të hapur, projekt absolut i hegjemonisë serbe në rajon dhe influencës ruse në rajon.
Pas 30 vitesh pritshmërie të shqiptarëve për tu vendosur aty ku e kanë vendin si komb i vokacionit perëndimor, nuk thuhet më si 30 vite më parë se “nuk jemi as Lindje as Perëndim”, por thuhet se edhe sot do ta konsiderojmë iniciativën e presidentit Macron nga pozitat e Ballkanit të Hapur. Paraqitet Ballkani i hapur si një alternativë lufte së fundmi, që është një alternativë që Serbia mos shkojë në luftë, paçka se ne jemi vend anëtar i NATO dhe askush nuk mund të na sulmojë ne pa u përballur me NATO, vetëm në rast se ne sulmojmë përpara. Aleanca ka një nen, Presidenti Joe Biden e ka bërë të qartë se një inç po preke një nga vendet anëtare të NATO-s, do jesh në luftë, aleanca do i mbrojë me të gjithë potencialin e saj. Po kështu Kosova është mbrojtur nga KFOR dhe nga NATO. Por, për interesa të Aleksandër Vuçiç, duhej të merrej dje vendimi që mos shkohej në Bruksel, duhej të merrej sot të shkohej për të përfaqësuar Ballkanin e Hapur. Nuk është luajtur ndonjëherë më shumë me fatet e shqiptarëve se në këtë periudhë. Sot interesi ynë kombëtar është integrim në BE. Unë mora këtë aspekt, por në çdo aspekt tjetër që të analizosh zhvillimet ka një konfiskim, të ligjeve institucioneve, të drejtave në këtë vend si në asnjë vend tjetër.
Çfarë ndodh sot? Shqiptarët përballen me rritjen më të madhe të çmimeve që nga viti 1992. Po të dëgjoni nesër Parlamentin dhe propagandën, ata janë kompensuar dhe nuk kanë asnjë lloj dhimbje nga kjo rritje. Por po t’i referohemi INSTAT, tregon se këtë vit ndihma ekonomike ka qenë 2% më e vogël se vitin e kaluar. Një tallje cinike me dhimbjen e njerëzve që sot blejnë ushqimet 100% më shtrenjtë se në vitin 2014 sipas shifrave zyrtare dhe paga mesatare e tyre jo që nuk është rritur, por është ulur krahasuar me vitin e kaluar.
Sot, në rast se ne studiojmë me vëmendje nismat dhe ligjet e qeverisë, ato kanë një synim të vetëm, largimin e shqiptarëve nga Shqipëria. Kishte deklaruar se deri në vitin 2029 nuk do të ketë taksa për profesionet e lira dhe kthehet tani me një paketë fiskale ku i çon ata në falimentim. Çfarë qëllimi ka ajo? Nëse ju merrni të ardhura që inkason buxheti nga kjo taksë, ato janë minimale, krejtësisht të parëndësishme, por në një aspekt janë krejtësisht shkatërrimtare për ne sepse ato janë largimi i shtresës së mesme nga Shqipëria, shkatërrimi i saj, nuk ka mekanizëm më të suksesshëm për të shkatërruar një shoqëri, se sa t’i shkatërrosh asaj shtresën e mesme, ajo është shtresa e stabilitetit social. Nuk ka rrugë më të suksesshme për shkatërrimin e një shoqërie se sa t’i shkatërrosh biznesin e vogël, ai është gjeneratori kryesor i punësimit në një shoqëri, jo i të ardhurave, i punësimit.
Dhe këtu beteja ka filluar pikërisht me këto, në mënyrë që të përzëmë sa më shumë prej tyre. Janë përzënë me mijëra mjekë, me hartën e re gjyqësore përzihen me mijëra avoketër, po kështu inxhinierë. Ne jemi sot një komb që rrisim fëmijë, përgatisim specialistë vetëm për emigracion pothuaj. Në një kohë kur Shqipëria ka potencialet më të jashtëzakonshme për të prosperuar, për t’u zhvilluar sa rrallë ndonjë vend tjetër. Faktikisht, kjo është një politikë denatyruese për shqiptarët.
Në Shqipëri nuk bëhen zgjedhje. Një akademike shprehej për autokraci elektorale. Mund të listoj një problematikë të tërë me të cilën përballemi në këtë rrokullisje të madhe, por rëndësi kryesore ka mendoj unë, t’i japim përgjigje pyetjes: çfarë duhet të bëjmë?
Dhe unë sikundër ju, i kam shtruar vetes këtë pyetje mijëra herë, arrij në përfundimin vetëm në një përgjigje: Të bashkohemi! Të bashkohemi në një front të përbashkët për të shpëtuar Shqipërinë. Të bashkojmë zërat tanë, qëndresën tonë, rezistencën tonë dhe të hidhemi në veprim.
Partia Demokratike është përgjegjëse në një shkallë shumë të madhe për këtë rrokullisje. Kjo është e vërtetë, sepse me inaktivitetin e saj ajo nuk arriti kurrë të shndërrohet në një forcë të madhe besimi rreth të cilës të bashkohen shqiptarët që do të donin të ndalonin këtë rrokullisje. Në këto vite ajo nuk mbrojti interesin kombëtar. Ajo pranoi, në një mënyrë apo një tjetër, për një arsye apo një tjetër, politika çkombëtarizuese, politika antikombëtare. Sot në Ballkan, kryeqytetet zyrtare me probleme janë Tirana dhe Prishtina, sepse Tirana bëri gjithçka ta paraqesë Prishtinën dhe jo Beogradin, delen e zezë të Ballkanit, në një kohë kur nuk është kurrë e tillë. Ajo po mbron vlerat europiane. Ajo nuk po pranon të tregtojë Ballkanin e Berlinit apo të Brukselit, me Ballkanin e Beogradit, kaq është mëkati i saj dhe këtu u bihet borive.
Ndaj dhe, ndaj këtij regjimi duhet një front se ky regjim është i pasur, para të pafundme. Secili prej jush di raste dhe unë di kur eksponentë të tij kalojnë nga një banesë në një tjetër, apo nga një zyrë në tjetrën duke blerë njerëz, duke blerë gjykatës, prokurorë, zyrtarë, opozitarë, jashtë çdo imagjinate. Regjimi nuk respekton asnjë ligj, asnjë rregull dhe kjo është një e vërtetë e madhe. E tha bukur një avokat, është inkuizicion nga polici te prokurori dhe nga prokurori te gjykata e burgu. Shanset e pafajësisë në sistemin e këtij narkoshteti janë drejt zeros pothuajse, 0.8%, nuk ka rëndësi nëse ke kryer apo jo vepër penale, rëndësi ka të të ndalojë policia.
Ndaj dhe unë rrugë të vetme dhe të sigurt për t’u përballur me këtë regjim gjej bashkimin e të gjitha forcave opozitare. Krijimin e një fronti të përbashkët me shoqërinë civile dhe partitë e tjera politike opozitare dhe hartimin e një harte veprimesh me të cilat ne kam bindjen më të thellë se do ta fitojmë betejën. Ky vërtetë është një regjim i pasur, por ky është një regjim i kalbur sepse është i ndërtuar mbi lidhjet e krimit, mbi abuzimin, mbi shkelmimin e ligjit dhe regjime të tilla rezistojnë shumë vështirë.
*Fjala e mbajtur sot ne takimin me shoqerine civile
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38