Flash News

DITARI POLITIK

Mblidhet sot Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, çfarë pritet të diskutohet

Mblidhet sot Komisioni Hetimor për Shëndetësinë,

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë do të mblidhet sërish sot në orën 11:00.

Në mbledhjen e fundit të komisionit, pas 3 orësh debate mes mazhorancës dhe opozitës nuk arriti të votojë dërgimin e kërkesave për informacion drejtuar institucioneve. Mazhoranca propozoi që votimi për kërkesat e informacionit të shtyhej për në mbledhjen e sotme.

Në komision u diskutua që palët të bien dakord për një draft të dakordësuar që të integrojë të dy draftet për planet e hetimit.

PS ka propozuar që hetimet të shtrihen nga viti 2009 dhe ka shtuar se duhet të pyeten edhe Ministrat e Shëndetësisë që nga dhjetori i 2006 si dhe të gjithë ish-drejtuesit e QSUT që nga 1 tetor 2009.

Dje në një dalje për mediat, kryetarja e këtij komisioni, Albana Vokshi akuzoi mazhorancën se po bllokon punimet dhe po bëhet pengesë për miratimin e kërkesave për informacion, drejtuar institucioneve.

Të fundit