Flash News

KRYESORE

Ditë e begatë për policinë, asgjeson edhe 210 bimë kanabis në Vaun e Dejës

Asgjesohen 210 bimë kanabis në një zonë shkëmbore të Vaut të Dejës.

Lënda narkotike u gjet gjatë kontrollit të policisë në vendet e quajtura Fosek e Stana, fshati Kroni Madh dhe “Lugu Bene”,  të njësisë Administrative Shllak.

Për këtë rast u bë shpallja në kërkim dhe punohet për kapjen e autorit të dyshuar për bimët narkotike, shtetasin P. N. 22 vjeç, banues në qytet Shkodër.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Të fundit