Flash News

KRYESORE

Dokumentari në Britani/ Mamaja e Rita Orës tregon për luftën me kancerin e gjirit

Dokumentari në Britani/ Mamaja e Rita Orës tregon për luftën

Në “Ditën Ndërkombëtare të Gruas” Ambasada Shqiptare në Londër ka publikuar një video-mesazh ku shfaq gratë që kanë arritur të jenë të suksesshme falë kontributit të tyre profesional në Britaninë e Madhe.

Nga Mirela Sula, tek aktiviste të shoqërisë civile, dokumentari sjell histori mbresëlënëse, dhe po kaq frymëzuese, si një model referimi për shumë femra që duan të arrijnë diçka në jetë, e të mos mbeten thjesht peng i fatit të tyre, apo i rastësisë.

Pjesë e kësaj videoje është dhe mamaja Rita Orës, Vera. Ajo ka rrëfyer luftën me kancerin e gjirit dhe mbështetjen e vajzës saj në karrierën ndërkombëtare.

‘Unë ju flas si mjeke dhe si grua, e cila ka përballuar luften me kancerin e gjirit. U drejtohem nënave dhe vajzave shqiptare: kujdesuni për shëndetin tuaj dhe bëjini kontrollet paraprake rregullisht.

Sot jam e lumtur që përballova këtë sfidë dhe duke mbështetur e orientuar drejt karrierës ndërkombëtare vajzën time Rita Ora.

Gruaja shqiptare në Britani krenohem me ty!”

Të fundit