Flash News

KRYESORE

Doli e pastër në shtyllën e pasurisë, por KPK i ‘kapi’ një tjetër shkelje Arta Markut

Doli e pastër në shtyllën e pasurisë, por KPK i

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e cilëson Arta Markun, kryeprokuroren e përgjithshme e përkohshme si të përshtatshme për të vijuar detyrën, pasi në shtyllën e pasurisë për vettingun rezulton e rregullte dhe me burime të justikueshme të ardhurash.

Megjithatë, në aspektin profesional, KPK është ndalur në një moment tjetër ndaj Arta Markut. Në këtë aspekt është shqyrtuar një ankesë e një qytetari, sipas të cilit Marku ka dy herë  masën e sigurisë “Arrest me burg” për një person vetëm se akuzohej për “drejtim të parregullt të automjetit”.

KPK është ndalur në këtë pikë dhe ka kërkuar shpjegime. Nga seanca mësohet se Marku nuk ka paraqitur dokumente.

Po ashtu, një pikë tjetër diskutimi ishte edhe riorganizimi i Prokurorisë nga ana e Markut, sapo mori detyrën në dhjetor të 2017-ës.

Ajo akuzohet se ka kryer komandime dhe pezullime nga detyra në mënyrë jo transparente dhe pa procedurë.

Megjithatë, avokatja ka sqaruar se Marku ka zbatuar ligjin e mëparshëm.

Të fundit