Flash News

KRYESORE

Dorëheqja e dy ministrave, Krasta: Situata politike në vend dramatike. Qeveria në krizë

Dorëheqja e dy ministrave, Krasta: Situata politike në vend dramatike.

Adi Krasta e ka konsideruar dramatike dorëheqjen e dy ministrave nga qeveria.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24 Krasta u shpreh: “Dorëheqja e dy ministrave të Brendshëm është një tregues doktrinar i sjelljes së njerëzve ndaj kriminalizimit të vendit, kanabizimit. Jam i shqetësuar për situatën politike në vend, pasi është dramatike”.

Më tej Krasta e konsideroi të rëndësishme dorëheqjen pasi sipas tij tregon për problematikë dhe krizë qeveritare që mund të zhvillohet në përfundime nga më të ndryshmet.

“Kjo dorëheqje për vendin tim tregon për një krizë të mirëfilltë qeverisëse”, tha Krasta.

Ndërsa për kolegët gazetarë që bëjnë propagandë u shpreh:  Janë ca nga ne, të cilët duhet të mbrojnë interesin e publikut. Unë shoh disa kolegë të mi, të  cilët luajnë rolin e propagandës qeveritare, por s’janë aspak të lumtur”.

Të fundit