Flash News

KRYESORE

Dorëheqja e Xhafajt; Saimir Tahiri anulon konferencën e shtypit

Dorëheqja e Xhafajt; Saimir Tahiri anulon konferencën e shtypit

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri njoftoi ditën e djeshme për një konferencë shtypi do të zhvillonte mëngjesin e sotëm, në orën 10:30. Por pavarësisht se dje pati shumë aludime për deklaratat që do të bënte Tahiri, ish-ministri ka vendosur të shtyjë konferencën për ditën e hënë, më 29 tetor.

Vendimi i Tahirit për të shtyrë konferencën është marrë pak përpara se kryeministri Edi Rama të njoftonte dorëheqjen e Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm i Shqipërisë.

Ndonëse nuk konfirmohet zyrtarisht një lidhje e drejtpërdrejtë e këtyre dy zhvillimeve, gazetarët dhe politikanët raportojnë se Saimir Tahiri ka vendosur të shtyjë konferencën pikërisht për shkak të dorëheqjes së Xhafajt, pasuesit të tij në krye të Ministrisë së Brendshme.

Dy ish-ministrat nuk kanë patur marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin. Madje, Xhafaj kritikoi ashpër punën e Policisë së Shtetit gjatë drejtimit të Tahirit, kryesisht në luftën kundër kanabizimit të vendit.

Kush është Sandër Lleshi, ministri i ri i Brendshëm; puna si këshilltar i Ramës dhe konfliktet me Berishën kur drejtonte ushtrinë

Lulzim Basha reagon pas dorëheqjes së Fatmir Xhafajt: Është vetëm fillimi i shkërmoqjes

Dorëheqja e Fatmir Xhafajt, vjen reagimi i parë nga LSI

Të fundit