Flash News

KRYESORE

Dortmundi shkëlqen ndaj Werder-it, Haaland nuk ndalet më

Dortmundi shkëlqen ndaj Werder-it, Haaland nuk ndalet më

Borussia Dortmund po kalon një formë shumë të mirë. Pas fitores me PSG-në në Champions League, verdhezinjtë sot fituan 2-0 ndaj Werder Bremenit në Bundesligë.

Skuadrës së Favre i mjaftuan dy gola në pjesën e dytë për të siguruar tri pikët e radhës. Fillimisht ishte Zagadou ai i cili zhbllokoi shifrat në minutën e 52-të i asistuar nga Sancho, ndërsa i zakonshmi Haaland vulosi fitoren me golin e tij të 9-të si lojtar verdhezi.

Në ndeshjet e tjera, Koln fitoi 5-0 në kryeqytet me Hertha Berlin, ndërsa Dusseldorf befasoi Freiburgun në shtëpi me rezultatin 0-2.

Të fundit