Flash News

KRYESORE

“Dosja nr. 339 ‘bërtet" fort", deputetja: Barcaletat, përgatitje e mirë për Dakon në burg

“Dosja nr. 339 ‘bërtet" fort", deputetja: Barcaletat,

Deputetja demokrate Albana Vokshi shprehet se mbledhja e barcaletave nga Vangjush Dako është përgatitje e mirë për të ardhmen që e pret në burg.

Sipas saj, dosja nr. 339 "bërtet" shumë fort e as statuset e rëndomta të shkruara në dëshpërim, as kërcënimet me padi, nuk e shpëtojnë dot nga burgu.

Reagimi i Vokshit:  

Më vjen mirë që Zoti Dako ka filluar të mbledhë barcaleta.

Thuhet, se ditët në burg janë monotone, e të fortët i shtyjnë me barcaleta dhe me anekdota.

Është përgatitje e mirë për të ardhmen që e pret. Banditët politikë dhe banditët e rrugës do të përfundojnë në burg që të clirohet Durrësi dhe gjithë Shqipëria nga krimi, betoni dhe xhuxhëria njerëzore dhe mendore.

Dosja nr. 339 "bërtet" shumë fort.

As statuset e rëndomta të shkruara në dëshpërim, as kërcënimet me padi, nuk e shpëtojnë dot z. Dako nga destinacioni i rradhës: burgu.

Të fundit