Flash News

KRYESORE

Drejtori për Zgjerimin e BE pas takimit me aleatët opozitarë: Zgjidhja e problemeve të bëhet në Parlament

Drejtori për Zgjerimin e BE pas takimit me aleatët opozitarë:

Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Christian Danielsson ka komentuar në Tëitter takimin me kreun e opozitës Lulzim Basha dhe aleatët, duke e konsideruar si një takim konstruktiv.

Sipas Danielsson, Shqipëria po përballet me sfida, por mënyra e vetme demokratike për zgjidhjen e çështjeve mbetet angazhimi në Parlament.

“Takim konstruktiv me përfaqësuesit e partive të opozitës mbi situatën aktuale politike. Shqipëria përballet me sfida, por mënyra e vetme demokratike për zgjidhjen e problemeve mbetet angazhimi në Parlament. Nxitja e veprimeve të dhunshme në protesta është absolutisht e papranueshme”, shprehet Danielsson.

Të fundit