Flash News

KRYESORE

“Dua të dukem si Kim Kardashian”, modelja harxhon 500 mijë dollarë për operacionet

Një modele braziliane shpenzoi plot 500.000 dollarë që të dukej si Kim Kardashian, përfshirë edhe 4 masa silikoni të injekutara në të pasmet e saj.

Sipas “Daily mail”, Jennifer Pamplona, 25 vjeç, i nisi operacionet me një procedurë 30.000 dollarëshe në Turqi dhe ka plan që në të ardhmen të zgjerojë edhe më shumë përmasat e të pasmeve të saj, pavarësisht kundërshtimit të doktorit.

Ajo shprehet se është shumë e lumtur dhe se paratë e shpenzuara do ti marrë mbrapsht pasi do të ketë shumë kërkesa për shkak të pamjes së jashtme.

 "Pas shumë ndërhyrjesh dhe procedurash, jam shumë e lumtur. Kam shpenzuar shumë, por ndihem komode me veten dhe kam mundësi të fitoj akoma më shumë para, për shkak të paraqitjes sime të re", ka thënë modelja.

Të fundit